Pas një problemi të kahmotshëm, është arritur marrëveshja për kalimin e rrjetit të kanalizimit në lagjen “Vëllezërit Frashëri”, duke hapur rrugën për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e lagjes.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur falë mirëkuptimit dhe pëlqimit të Haxhi Beqir Ismës dhe djalit të tij, Myhedinit.
Latifi ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në zgjidhjen e këtij problemi, duke veçuar edhe kontributin e Myhedinit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili i shërbeu vendit në ditët më të vështira dhe vazhdon të japë kontribut edhe sot.
Sipas njoftimit të kryetarit Latifi, punimet për realizimin e projektit pritet të fillojnë së shpejti, duke mundësuar zgjidhjen e një shqetësimi të kahmotshëm për banorët e lagjes “Vëllezërit Frashëri”.
Latifi ka vlerësuar lart gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar në projekte me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e kushteve të jetesës.