Në përvjetorin e rënies, krerët instiucional të komunës së Skenderajt në krye me nënkryetarin e komunës, z. Fadil Nura, kujtuan me respekt dhe krenari dëshmorin e kombit, Rizah Ahmeti nga Vajniku, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.
Sakrifica e tij do të mbetet përherë në kujtesën tonë, ndërsa vepra e tij në shërbim të atdheut do të kujtohet brez pas brezi, ka thënë nënkryetari i komunës Fadil Nura.
Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!