Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Bielefeld të Gjermanisë dhe rrethinë, në një mbrëmje ku morën pjesë edhe përfaqësues të jetës politike, ekonomike, kulturore dhe sportive.
Aliu ka bërë të ditur se në këtë organizim ishte e pranishme edhe deputetja e landit të Nordrhein-Westfalenit, Kristina Kampmann, si dhe personalitete të tjera.
Ai e ka cilësuar këtë mbrëmje si një organizim të veçantë, të shoqëruar me emocione dhe program kulturor, duke vlerësuar organizimin dhe angazhimin e mërgatës shqiptare në Bielefeld dhe rrethinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
