Haradinaj - Hotit: Duhet ta trajtosh seriozisht partnerin e koalicionit, edhe ne duam të jemi aty ku diskutohet për Kosovën

Daut Haradinaj kritikon zvarritjen e Ligjit për Specialen: Nuk dinë as çfarë kanë bërë, as çfarë po bëjnë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar paqartësitë dhe veprimet e institucioneve politike lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e atyre që e sponsorizuan dhe të atyre që kërkuan tërheqjen e tij. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar kjo çështje, duke lënë të kuptohet se veprimet politike rreth ligjit po karakterizohen nga mungesa e qartësisë dhe e një qëndrimi të qëndrueshëm. “Duket hapur që sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë”, ka shkruar Haradinaj.vDeklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara po përcillet me shtyrje dhe mospajtime procedurale në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, qytetarët dhe familjet e ish-krerëve të UÇK-së presin që institucionet të qartësojnë qëndrimin e tyre dhe të marrin përgjegjësi për vendimet që lidhen me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Mosunifikimi i dënimeve ndaj Thaçit është absurd, kjo praktikë zbatohej në kohën e Enver Hoxhës

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e ka cilësuar absurd vendimin që dënimet ndaj ish-presidentit …