Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e ka cilësuar absurd vendimin që dënimet ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi të mos unifikohen, por të vuhet njëri pas tjetrit.
Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa një ditë më parë mori edhe 17 muaj burgim për pengim të administrimit të drejtësisë. Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka konfirmuar se dënimet nuk do të unifikohen. Hasani ka vlerësuar se kjo praktikë bie ndesh me parimet e Kodit Penal të Kosovës.“Po shihet qartë që ka zell për t’u hakmarrë. Është e pabesueshme. Prej ditës së parë është kjo”, ka deklaruar Hasani Ai ka kritikuar edhe procedurën e kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend, duke pretenduar se ajo ka pasur probleme kushtetuese dhe se kërkesa e PDK-së nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
