Ekipit mbrojtës të Kadri Veselit i bashkohet Russell Hopkins

Një muaj pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, me të cilin ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u dënua me 18 vjet burgim, ekipi i tij mbrojtës po pëson ndryshime në përbërje në prag të procedurës së ardhshme në Gjykatën e Apelit. Së fundmi, ekipit mbrojtës të Veselit i është bashkuar avokati Russell Hopkins, i cili do të jetë pjesë e angazhimit juridik për fazën e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka njoftuar Gjykatën më 11 nëntor për përfshirjen e Hopkinsit në ekipin mbrojtës të ish-kryeparlamentarit. Ndryshimet në ekipin mbrojtës vijnë pasi, pas shpalljes së aktgjykimit, nga mbrojtja e Veselit u larguan avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan. Me përfshirjen e avokatit të ri, ekipi mbrojtës po përgatitet për fazën e dytë të përballjes juridike në Hagë, ku vendimi i shkallës së parë do të jetë objekt i shqyrtimit nga Gjykata e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarë dhe veteranë të UÇK-së mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit: Erdhëm ta takojmë Bacën Jakup

Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup …