Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, për ta përshëndetur dhe për ta takuar atë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për arsye humanitare. Në mesin e të pranishmëve është edhe Çlirim Haziri, pjesëtar i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, i cili tha se kishin ardhur në grup me shpresën se do t’u jepej mundësia ta takonin ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësin e UÇK-së. Haziri tha se emocionet që ka shkaktuar ardhja e Krasniqit nuk janë vetëm të familjes, por edhe të qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve që e kanë pritur këtë moment. “Qysh është emocion për familjen e tij, është edhe për neve. Erdhëm këtu me një grup për ta parë Bacën Jakup, nëse na lejohet”, deklaroi Haziri. Ai shtoi se do të qëndrojnë aty për ta pritur Krasniqin. “Ne do ta presim Bacën Jakup”, tha ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
