Michel De Maegd: A nuk i detyrohemi Kosovës një kërkimfalje?

Ai ka kërkuar përgjigje se si një përzgjedhje e tillë muzikore ka kaluar pa u identifikuar nga organizatorët dhe nëse Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një hap zyrtar për t’i kërkuar falje popullit të Kosovës.
“Si ka mundur që një përzgjedhje e tillë muzikore t’i ketë shpëtuar vëmendjes së organizatorëve? Dhe, mbi të gjitha, a nuk do të ishte e drejtë që t’i kërkohej falje zyrtare popullit kosovar?”, ka pyetur deputeti belg.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të tij, komisionerja Marta Kos, sipas komunikimit të bërë publik nga De Maegd, ka shprehur keqardhje për incidentin, duke sqaruar se pjesët muzikore nuk ishin miratuar nga shërbimet e saj. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se për këtë çështje kishte komunikuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në të njëjtin komunikim, Kos ka rikonfirmuar, sipas deputetit belg, përkushtimin e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen politike e financiare për vendin.
“A mund ta imagjinoni që do t’i integrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo Kosovën? Kjo nuk është e mundur”, citohet të ketë deklaruar komisionerja evropiane.
De Maegd ka vlerësuar zotimet për integrimin evropian të Kosovës, por ka theksuar se besueshmëria e angazhimit evropian në rajon kërkon edhe ndjeshmëri ndaj historisë, përgjegjësi institucionale dhe respekt për viktimat e luftës.
Reagimin e tij deputeti belg e ka publikuar edhe në Facebook, duke e shndërruar incidentin në një çështje që kërkon sqarim institucional nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipe Mehmeti Selimi kundërshton dënimin në Hagë: I padrejtë dhe i papranueshëm

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur dje në …