Hisen Berisha: Kosova duhet ta mbrojë të vërtetën historike

Gjenerali Hisen Berisha ka reaguar pas aktgjykimit të 17 nëntorit në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se zhvillimet gjyqësore nuk duhet të trajtohen vetëm si çështje që u përkasin individëve, por edhe si çështje me rëndësi për Kosovën dhe institucionet e saj. Në një postim në Facebook, Berisha ka rikujtuar deklaratën e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të bërë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës: “Heronjtë kthehen të fundit nga beteja!”. Sipas Berishës, seanca e 17 nëntorit riktheu në vëmendje edhe aktgjykimet e 16 shtatorit, ndërsa theksoi se Kosova duhet të mbrojë të drejtat e saj, të vërtetën historike dhe interesin shtetëror. “Sepse mbrojtja e së vërtetës historike dhe e interesit shtetëror nuk përfundon me një vendim gjykate!”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Kurti përfitoi politikisht nga situata e ish-krerëve të UÇK-së

Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka …