Forcat speciale të Kosovës stërviten me partnerët amerikanë, shqiptarë dhe kroatë në ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”

Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026”, së bashku me forcat partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se stërvitja është realizuar në lokacione të ndryshme në vend.
Sipas ambasadës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte avancimi i aftësive për operacione speciale, rritja e ndërveprimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.
Në realizimin e stërvitjes kanë kontribuar Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Grupi i saj Ushtarak (MILGP), ndërsa ambasada ka ritheksuar përkushtimin amerikan për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me aleatët.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Kurti përfitoi politikisht nga situata e ish-krerëve të UÇK-së

Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka …