Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka përfituar politikisht nga situata e krijuar rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Haradinajt, Kurti ka ndryshuar qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për interesa politike, duke pretenduar se për vite me radhë ka vepruar që ata të mbeteshin në paraburgim. “Albin Kurti e pa që është pak gjasa me dalë të padënuar, prandaj përfitoi politikisht, gjoja se tash po i dhimben ata e për gjashtë vite bëri çmos që ata me nejt mrena, e tash nuk po i sheh më konkurrentë”, ka deklaruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
