Vlora Çitaku: Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i turpshëm dhe i papranueshëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë.
Çitaku e ka cilësuar vendimin të turpshëm dhe të papranueshëm, duke shprehur zhgënjim dhe shqetësim për atë që e konsideron cenim të besimit në paanshmërinë e kësaj Gjykate.
Ajo ka ngritur pikëpyetje për administrimin e drejtësisë, duke përmendur kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare.
“Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka paralajmëruar se, sipas saj, padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë, mobilizim dhe veprime konkrete politike, juridike e diplomatike.
Në reagimin e saj, Çitaku ka ritheksuar se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë dhe se sakrifica e popullit të Kosovës për çlirim nuk mund të njolloset.
“Me çlirimtarët, deri në liri!”, ka përfunduar reagimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Justina Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në …