Presidentja Justina Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Eevamari Laaksonen. Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe shprehu rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Në këtë linjë, Presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Finlandës në këtë drejtim. Mëtej, presidentja Shiroka Pula theksoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Tensionet politike në Shqipëri po frenojnë investimet, bizneset kosovare po hezitojnë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për ndikimin e tensioneve politike dhe protestave të …