OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK: Aktgjykimi në Hagë i pritshëm, por i papranueshëm, Gjykata po ndjek agjendë politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tjerë, në rastin për pengim të drejtësisë, duke e cilësuar atë si të pritshëm, por të papranueshëm.

Në një reagim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK-ja ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e kësaj Gjykate, duke pretenduar se vendimet e saj po ndikohen nga një agjendë politike dhe se ato u shërbejnë interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj.

“Kjo gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”, thuhet në reagimin e organizatës.

Veteranët e luftës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë të reagojnë ndaj asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare.

OVL-UÇK-ja ka ritheksuar se nuk do të tërhiqet nga kundërshtimi i vendimeve që, sipas saj, cenojnë dinjitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit për liri.

Reagimi vjen pas aktgjykimit të 17 nëntorit 2026, në rastin për pengim të drejtësisë, në të cilin Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Justina Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në …