Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së – Dega Drenas, shprehin indinjatën dhe mospajtimin e thellë me vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit.
E kundërshtojmë një proces që ka ngritur kaq shumë pikëpyetje për paanshmërinë dhe besueshmërinë e drejtësisë. Drejtësia nuk duhet të ketë prapavijë politike dhe as të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli ndaj shtypjes dhe pushtimit. Ajo ishte luftë për liri dhe çlirim.
Asnjë aktgjykim nuk mund ta fshijë historinë, sakrificën e dëshmorëve dhe të drejtën e popullit tonë për liri.
Liria e Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve, ndërsa sakrifica e popullit tonë nuk mund të njolloset me asnjë aktgjykim!
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së
Dega në Drenas
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
