Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Para kësaj maskarade, institucionet po heshtin si struci, sikur në ndërgjegjen e tyre dhe me indiferencën në sjellje të kënaqen me atë që po ndodh!

NË PËRKRAHJE TË SHKRIMIT TË ARBANA AHMET QERIQIT

Para kësaj maskarade, institucionet po heshtin si struci, sikur në ndërgjegjen e tyre dhe me indiferencën në sjellje të kënaqen me atë që po ndodh!

Askund, në asnjë ligj të botës, nuk ka normë ligjore ndëshkuese nëse i akuzuari (i dënuari) përpiqet ta shpëtojë veten, t’i heqë prangat, të ikë nga burgu, të thyejë murin apo t’i kalojë telat me gjemba!

Edhe nëse kapet duke kryer këto veprime, ai e mban vetëm dënimin që e ka pasur më parë, sipas vendimit të gjykatës. Kurrë nuk ndodh që të merret një vendim i ri për zgjatjen e dënimit për shkak të përpjekjes për ta liruar vetveten!

Shtrohet pyetja: Përse i mbyllin njerëzit në burgje? Madje, në burgjet e rënda mbahen të lidhur me pranga në këmbë e në duar, ose në burgje të sigurisë së lartë, siç është Alkatrazi, prej nga nuk mund të ikin! Na paska shpikur Specialja ligje e rregulla të reja, ashtu siç e ka emërtuar aktakuzën: «Për mosrespektim të rregullores së burgut»?!

Po të kishte të tilla rregulla e ligje, do t’i linin të burgosurit në shtëpitë e tyre dhe do t’u thoshin: Nuk keni të drejtë të shikoni nga dritarja, nuk keni të drejtë të shkoni më shumë se dy herë në banjë, si dhe ndalesa të tjera, pa pasur nevojë t’i mbyllin në burgje me mure të larta, tela me gjemba dhe roje të armatosura!

Thjesht, i burgosuri ka plotësisht të drejtë të dëshirojë të dalë e të ikë. Ndërsa ti, si strukturë e burgut, e ke për detyrë ta kapësh, ta ruash dhe të mos e lejosh të komunikojë!

Kjo ndodh vetëm në Gjykatën «vërtet» speciale!

Pse, me ligj, u lejohet ta heshtin të vërtetën në gjykatë kur ajo ka të bëjë me familjarët?

Pse gjykata nuk po i respekton normat e drejtësisë ndërkombëtare, por po vepron sipas tekave të veta, duke u arsyetuar se vetë i paska caktuar normat dhe rregullat?

Shumë drejt e tha Hashim Thaçi: «Kjo është politikë, jo drejtësi».

Po të mos ishte kështu, nuk do të ishte rastësi që shpallja e vendimit për çlirimtarët të caktohej më 17 nëntor, si dhe t’u shqiptohej dënimi prej 17 muajsh!

Pikërisht në përvjetorin, ditën e themelimit të UÇK-së!

Kjo, për ne, do të thotë se duan të na atakojnë gjenezën, lindjen e UÇK-së!

Me këtë pretendim edhe e kanë themeluar gjykatën, sepse Evropa kurrë nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë për Kosovën si shtet të pavarur e sovran!

Sepse kjo Evropë e ka ndarë Shqipërinë në pesë pjesë. Kjo Evropë ua ka dhënë tokat shqiptare fqinjëve!

Kjo Evropë e ka favorizuar gjatë gjithë historisë Serbinë, në kurriz të shqiptarëve!

Kjo Evropë e ka gjetur çelësin bllokues për të mos e njohur Kosovën me katër shtete prosllave!

Evropa e atëhershme dhe kjo e sotmja nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Lejohet kënga shoviniste serbe, kushtuar Kosovës, me thirrjet për pushtim, në mes të Brukselit, ndërsa Komisioni Evropian qëndron i relaksuar.

Kjo bëhet me qëllim të përkëdheljes së Serbisë!

Këta evropianë e kanë shpikur si teori dhe praktikë se të fortit duhet t’u jepen favore, që të mos ndihen të koritur, të poshtëruar apo të fyer në sedër nëse ndonjëherë gjenden të mundur nga më i vogli (më i dobëti)!

Këtë e bëjnë gjoja për të krijuar paqe. Nuk u dashka të kërkojë falje i forti, por i dobëti! I bëhet presion të dëmtuarit që t’ia falë dëmet dhe gjenocidin, ndërsa dëmtuesit nuk i kërkohet dëmshpërblim, sepse do të fyhej dhe do t’i cenohej krenaria!

Kjo Evropë e ka mashtruar lidershipin e Kosovës që ta ndryshojë Kushtetutën dhe ligjin, duke ia falur Evropës pavarësinë e drejtësisë!

Ajo, për ta themeluar gjykatën e quajtur «Speciale», përndryshe e kërcënoi Kosovën se do të krijohej një gjykatë ndërkombëtare për Kosovën. Ky ishte mashtrimi i madh!

Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ku përfshihej edhe Kosova dhe ish-shtetet e dala nga Jugosllavia, ishte një gjykatë ndërkombëtare. Nuk do të mundej, me asnjë normë apo rregull, të krijohej përsëri një gjykatë ndërkombëtare, vetëm për Kosovën!

Sepse në drejtësi nuk mund të krijohet një gjykatë ndërkombëtare dy herë për të njëjtat ngjarje dhe për të njëjtin rol gjyqësor. Po ashtu, gjykimi i dikujt pas përmbylljes së një procesi gjyqësor ndërkombëtar apo kombëtar është i pakonceptueshëm!

Nga kjo pamundësi, evropianët e mashtruan Kosovën. Këshilli Evropian e krijoi Gjykatën Speciale për Kosovën, duke ia hequr kupolën e drejtësisë shtetit të pavarur të Kosovës!

Duke ia grabitur me zor këtë të drejtë shtetit tonë, e detyroi atë me miratimin e vetë Kuvendit të Kosovës!

Kjo i bie se Kosova, pa luftë e pa rezistencë, e humbi pavarësinë e drejtësisë së shtetit!

Shtrohet pyetja: A ka ndodhur në ndonjë vend të botës që t’i nëpërkëmbet drejtësia e një shteti nga shtetet e tjera dhe t’i merret ajo?

Gjërat e tjera janë shkak-pasojë. Sot vuajnë padrejtësisht të tradhtuarit e Evropës, pikërisht ata që ia dorëzuan drejtësinë, duke mos e njohur drejtësinë dhe qëllimet e Evropës për ta keqpërdorur atë dhe për ta përdorur kundër tyre!

Gjykatën politike që e quajtën Speciale, për më tepër hipokrizi, e quajnë të Kosovës!

Kjo është vërtet kundër Kosovës dhe vetëm kundër nacionalitetit shqiptar; akoma më e detajuar, kundër UÇK-së. Gjykimi i UÇK-së bëhet me pretekstin se ajo luftoi dhe bëri të mundur krijimin e shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës!

Ky është kulmi i turpit të pashembullt për Evropën! Sipas saj, shqiptarët e robëruar nën Serbi nuk i qëndruan besnikë. Ata i pushtuan serbët me ndihmën ruse dhe me bekimin evropian!

Tani le ta dijë Evropa se, në kohë dhe rrethana të tjera, nuk mund të na lidhni pas qerres suaj dhe të na trajtoni si njerëz të kategorisë së dytë. Ne tani i dalim zot vetes!

E kemi kuptuar thellë se boll ju kemi ndihmuar dhe ju kemi dalë zot!

Shihni sa e keqe dhe e papranueshme qenka kur Amerika ju mohon dhe ju anashkalon juve. Kuptoni çfarë na keni bërë neve ndër shekuj, Evropë kurvë e përhershme!

Rroftë Amerika!

Rroftë populli shqiptar i lirë dhe i bashkuar!

 

17 nëntor 2026 – Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Sabedin Sherifi: KUR MËSUESI HUMB KONTROLLIN, NXËNËSI HUMB BESIMIN

– PSE PSIKOLOGJIA DUHET TË JETË E DOMOSDOSHME NË SHKOLLAT E KOSOVËS? A është e …