REL: Kompanitë e lobimit të Kosovës deklaruan pak kontakte në SHBA, Serbia vazhdon angazhimin në Uashington

Të dhënat e regjistrit amerikan FARA tregojnë se nga korriku 2023 deri në janar 2024, Afërdita Rakipi kishte deklaruar dy kontakte, ndërsa Avni Mustafaj katër, në kuadër të kontratave të lobimit për Kosovën. Në disa raste, të dy kishin raportuar takime me të njëjtët zyrtarë amerikanë në të njëjtën datë. Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe për shpenzime shtesë për ushqim dhe udhëtime, si dhe për takime të zhvilluara në restorante në Prishtinë. Ndërkohë, MPJD-ja ende nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për kontratën e re të lobimit. Në dallim nga Kosova, Serbia vazhdon të ketë disa kontrata aktive lobimi në SHBA, me pagesa mujore nga 10 mijë deri në 65 mijë dollarë. Republika Sërpska figuron me 16 kontrata aktive, ndërsa Mali i Zi me dy. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë kontrata aktive lobimi të institucioneve shtetërore. Analistja politike Donika Emini kishte vlerësuar për REL-in se Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në diplomacinë tradicionale, përmes ambasadave dhe konsullatave, veçanërisht në kohën kur Serbia po e shton angazhimin lobues në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Kurti përfitoi politikisht nga situata e ish-krerëve të UÇK-së

Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka …