Deputeti belg De Maegd kërkon llogari nga Marta Kos për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Deputeti belg, Michel De Maegd, ka kërkuar shpjegime nga komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë koncertit zyrtar të hapjes së Forumit për Zgjerim të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai ka ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë së organizatorëve dhe të një kërkimfaljeje zyrtare ndaj Kosovës.
De Maegd e ka konsideruar veçanërisht të papranueshme praninë e një kënge që, sipas tij, përmban mesazhe të lidhura me pretendimet territoriale serbe ndaj Kosovës, në një aktivitet zyrtar evropian, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të BE-së.
Reagimi i deputetit belg merr peshë edhe nga përvoja e tij gjatë luftës në Kosovë. Në vitin 1999, ai kishte qëndruar për tre muaj në vend si reporter lufte, duke dokumentuar dhunën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, bombardimet, spastrimin etnik dhe pasojat e dëbimit masiv të popullsisë shqiptare.Në reagimin e tij publik, De Maegd ka rikujtuar se përjetimet e asaj kohe nuk mund të shkëputen nga simbolika e një kënge të tillë, sidomos kur ajo interpretohet në një organizim që përfaqëson institucionet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipe Mehmeti Selimi kundërshton dënimin në Hagë: I padrejtë dhe i papranueshëm

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur dje në …