Për çdo shqiptar që e ka përjetuar kohën e errët të pushtimit, që i ka parë shtëpitë e djegura, familjet e ndara, dhunën sistematike dhe vuajtjet e pafundme të popullit tonë, vendimet e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të shihen kurrë si vendime të thjeshta juridike apo administrative. Ato përfaqësojnë një goditje shpirtërore të rëndë që ka lënë pa fjalë, ka tronditur thellë çdo zemër që rreh për lirinë e Kosovës dhe ka lënë njerëzit pa u gjetur me veten për ditë të tëra nga pesha e papërshkrueshme dhe absurditeti i kësaj padrejtësie që rëndon mbi supet e mbarë kombit.
Në ditët e pasqyrimit të këtyre vendimeve ndaj ish kretëve të UÇK-së (edhe pse jetoj në një vend tjetër, dhe nuk kam përjetuar regjimin serb), ndjenja ime e fyerjes, e revoltës dhe e zhgënjimit të thellë është bërë e padurueshme, e ushqyer nga mënyra se si u trajtuan sakrificat shekullore dhe lufta e pastër e popullit shqiptar të Kosovës.. Burokratët të kësaj gjykate, ku shumë prej tyre vijnë nga strukturat e kaluara, të konsumuara dhe shpesh të diskredituara të EULEX-it, i dënuan çlirimtarët tanë me dhjetëra vite burgim për gjoja krime lufte, duke shfaqur një shkëputje totale nga realiteti historik i Kosovës. Kjo u bë në një mënyrë që nuk përfaqëson aspak vullnetin, shpirtin, kujtesën apo ndërgjegjen e popullit të Kosovës. Përkundrazi, kjo krijon përshtypjen e hidhur, të dhimbshme dhe tejet zhgënjuese se po veprohet në emër të Serbisë, e jo në emër të drejtësisë universale. Bëhet fjalë për Serbinë vrastare, atë që vrau, sakatoi, masakroi, dogji dhe përdhunoi mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm gjatë luftës, dhe që për gati një shekull e mbajti Kosovën nën një pushtim, dhunë, terror dhe kolonizim të egër e sistematik që synonte shfarosjen e identitetit tonë.
Pushtimi dhe gjenocidi i lënë trashëgim nga ai regjim fashist janë dëshmi e gjallë e atij realiteti tragjik që bota nuk duhet ta harrojë kurrë, por këto vendime tentojnë me çdo kusht të përmbysin historinë, duke tentuar të barazojnë agresorin mizor me viktimën që kërkonte vetëm të mbijetonte. Për dekada të tëra, dhuna e Beogradit la plagë të pashlyeshme në çdo familje shqiptare, ndërsa UÇK-ja lindi si një nevojë jetike, e domosdoshme dhe e fundit për vetëmbrojtje, në atë moment historik kur çdo rrugë tjetër paqësore ishte e mbyllur dhe vetë mbijetesa biologjike e popullit tonë ishte vënë në fije të periit. Të dënosh drejtuesit e kësaj lëvizjeje çlirimtare pa pasur prova të mirëfillta, duke u mbështetur në materiale të trilluara, të manipuluara e të falsifikuara nga shërbimet e huaja, do të thotë të godasësh vetë themelet e së drejtës sonë legjitime për të jetuar të lirë në tokën e stërgjyshërve tanë.
Si duhet reaguar ndaj këtij vendimi të padrejtë?
Ashtu siç e theksoi me lartësinë me të madhe shpirtërore e kombëtare, përmes avokatit të tij edhe vet Hashim Thaçi, pas marrjes së vendimit dënues, dinjiteti ynë më i madh qëndron te ruajtja e gjakftohtësisë.
Pra: duhet pritur çmontimin ë Apel, me metodikë të ftohtë profesionale, me argumente juridike të pakundërshtueshme, të idiotlëkut të ngritur në rang të “vendimit gjyqësor” nga Gjykata Speciale.(E them me plot ndërgjigje se ky vendim ishte një idiotllëk i padrejte, sepse: nuk ka asnjë fakt, asnjë provë të bazuar në të vërtetën se çlirimtarët kryen “krime të luftës”, përveç dokumenteve të falsifikuara që vijnë nga shërbimi serb dhe që u përdorën në këtë proces të montuar.)
Njëkohësisht, duhet bërë të qartë, përmes protestave paqësore, të masivizuara në çdo cep të Kosovës, të Evropës, të Tokës dhe … të Henës nëse nevojtet, se: ky vendim nuk është në emër të popullit të Kosovës, por të Serbisë vrastare dhe kriminale!
Çlirimtarët tanë nuk janë Mlladiqa a apo Karagjiqa, nuk janë kriminelë, nuk do të jenë kurrë të tillë, kurse ndryshimi i historisë duke pasqyruar UÇK-në si një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” është një vendim aq i padrejtë, edhe të trilluar në kuzhinat e Beogradit. Në këtë kohë protestat paqësore dhe bashkimin mbarëpopullor të dëshmuar për mbrojtjen e së vërtetës përmes rrugëve qytetare, kulturore, intelektuale dhe institucionale janë pikërisht ajo që.u nevojtet çlirimtarëve të prangosur me prangat e Gjykatës Speciale të Serbisë, sepse asnjë vendim burokratik nuk mund ta fshijë sakrificën sublime të gjeneratave të tëra për këtë tokë.
E mbi të gjitha, politikanët që u treguan nën nivel gjatë këtyre dy viteve dhe bllokuan institucionet e Kosovës. që e lodhën popullin në zgjedhje të herëpashershme, në grindje fëmijërore nëpër Kuvendit e Kosovës, duhet t’i thërrasin arsyes. Nuk do të hyj shumë në kltë temë. Por, mendoj se ata duhet të themelojnë plotësisht institucionet të dala nga kjo legjislature dhe të marrin një vendim e parë të prerë: të zhbëjnë këtë Gjykatë Speciale të Serbisë dhe asnjëherë të Kosovës. Vendimi i padrejtë nuk duhet pranuar assesi nga shteti dhe populli i Kosovës. Ky vendim është kundër shtetit të Kosovës, kundër popuklit të.Kosovës, kundët lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandsj edhe duhet ndërprerë marrëveshjen me EULEX-in për Gjykatën Speciale dhe për praninë e këtyre burokratëve në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
