Kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu e ka quajtur të turpshëm të padrejtë dhe lirimohues vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale e cila dënoi me gjithsejtë 81 vite burgim krerër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Ky është turp, jo drejtësi. Është i papranueshëm, i padrejtë, lirimohues vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale. Lufta jonë ishte e pastër, e drejtë, çlirimtare. Nuk ka gjyq që dënon lirinë e një populli. E gjithë shoqëria e gjithë shqiptaria jemi me çlirimtarët, ndajmë dhembjen e fatin bashkë sot e gjithmonë, jemi të bindur se lufta e të shenjtës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, bashkë me lirinë që falë tyre gëzojmë do të triumfojmë në Apel. Beteja jonë për liri, vazhdon!
Ata janë Çlirimtarë!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.