Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, pas vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Bushati ka theksuar se nuk duhet të krijohet ekuivalencë morale mes atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës dhe një shteti që, sipas tij, zhvilloi luftë kundër një popullsie. Duke iu referuar kryetarit të trupit gjykues, ai ka rikujtuar se “UÇK-ja nuk ishte në gjyq, as qëllimi i saj për një Kosovë të pavarur”. Bildt kishte shkruar se “emocionet janë të larta në Ballkan këto ditë”, duke përmendur vendimin ndaj Hashim Thaçit, reagimet në Kosovë e Shqipëri dhe funeralin e Ratko Mlladiqit në Beograd.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
