Në Shtëpin e të Moshuarve pa Përkujdesje Familjare në Kryeqytet, 13 rezidentë janë pajisur me orë inteligjente “Monitoring Care”, të cilat mundësojnë monitorim dhe reagim më të shpejtë në rast se një prej tyre ka nevojë për ndihmë, ka njoftuar komuna e Prishtinës.
Për një të moshuar, kjo do të thotë më shumë siguri në përditshmëri. Për stafin që kujdeset për ta, mundësi për të qenë më pranë dhe për të reaguar në kohë.
Nisma është realizuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me “Assistive Center”, në kuadër të projektit “Sistemi Monitoring Care për Mbrojtjen dhe Kujdesin e të Moshuarve”.
Të moshuarit tanë meritojnë jo vetëm përkujdesje, por ndjenjën se nuk janë vetëm dhe se dikush është aty kur kanë nevojë, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.