Bedri Hamza: Flora Brovina mbetet simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar veprimtaren, mjeken dhe intelektualen Flora Brovina, në një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në akademi dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës. Hamza vlerësoi kontributin e Brovinës në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke e cilësuar atë simbol të qëndresës, humanizmit dhe atdhedashurisë. “Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi paralajmëron apelimin: Mbrojtja kundërshton aktgjykimin e Hagës dhe ngre shqetësime për paanshmërinë

Një ditë pas aktgjykimit dënues të Hagës, ish-presidenti Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij Luka …