Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji: Vendimi i Dhomave të Specializuara ka rikujtuar “kalvarin” e padrejtësive historike

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar se ky vendim na rikujton “kalvarin” e padrejtësive historike. “E ne s’na mbetet gjë tjetër veç se: Të bashkohemi për ta bindë drejtësinë që të jetë e drejtë ndaj nesh. Prandaj çdo reagim duhet të jetë i matur, paqësor dhe i përgjegjshëm dhe në shërbim të përpjekjes juridike e institucionale për ta kundërshtuar dhe ndryshuar këtë vendim, e kurrë kundër vetë drejtësisë si vlerë” ka porositur Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Ai ka kërkuar nga institucionet dhe klasa politike në Kosovë që të tregojnë përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë përballë çështjeve që, sipas tij, prekin lirinë, dinjitetin dhe kujtesën historike të popullit “Interesi i vendit kërkon maturi, bashkërendim institucional dhe përgjegjësi të përbashkët” ka vlerësuar mes tjerash, ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Kontrolloni gjithashtu

Juxhina Sotiri Gjoni: Kosova nuk është e VV-së, është e shqiptarëve dhe e të gjithë atyre që luftuan për të

Juxhina Sotiri Gjoni, gruaja presidente për Shqipërinë e NATO-s, ka komentuar zhvillimet e fundit në …