260 mijë € do të kushtoi ndërtimin i Objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Deçanit kishin nënshkruar në vitin 2020, një memorandum të përbashkët për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Strellc i Epërm. Tashmë objekti ekzistues është rrënuar në tërësi dhe kanë nisë punimet për ndërtimin e objektit të ri. Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se jemi të përkushtuar që të krijojmë ambient cilësorë dhe shërbim cilësor për qytetarët e komunës së Deçanit. Ky objekt do ti plotësoi të gjitha kushtet për banorët e kësaj ane, do të kenë shërbim çdo ditë të javës dhe kushte adekuate. Pos investimeve në infrastrukturë, pritet të shtohet edhe personeli mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …