leoni

28 organizata joqeveritare, rinore, sportive dhe kulturore, që veprojnë në komunën e Rahovecit nënshkruan kontratat për subvencionim direkt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur ceremonia e nënshkrimit  të kontratave me 28 organizata joqeveritare, rinore, sportive dhe kulturore, që veprojnë në komunën e Rahovecit, ato përfituan subvencionim direkt me vlerë të përgjithshme 121,500.00 €. “28 organizata joqeveritare, rinore, sportive dhe kulturore, që veprojnë në komunën tonë, sot përfituan subvencionim direkt nga Komuna e Rahovecit. Jemi të vendosur që rinisë, sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore t’ia japim përkrahjen e merituar për t’i mbështetur projektet e tyre, që burojnë nga shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme. Vlera e përkrahjes për këto OJQ përfituese nga Komuna e Rahovecit për këtë vit është 121,500.00 €. Shpresoj që mbështetja jonë të kthehet në rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët. Suksese të gjitha organizatave në synimet e tyre”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …