Homazhe për nder të 5 dhe 6 Majit, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit

Ka vetëm një rrugë në të cilën ecën historia e lirisë, është rruga e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që dhanë jetën dhe gjakun që populli shqiptar ta përjetësoj idealin për të cilin ata u flijuan. Komuna e Deçanit, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për Dëshmorët dhe martirët e Kombit ka organizuar aktivitete të ndryshme. Janë bërë homazhe pranë lapidarëve dhe varrezave të të gjithë dëshmorëve e martirëve në Komunën e Deçanit, duke kujtuar kështu të kaluarën tonë të lavdishme, duke kujtuar me përulësi e krenari sakrificën dhe gjakun e të rënëve për Atdhe! Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se, në këto ditë jemi bashkë që të kujtojmë dhe nderojmë luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë popullit tonë, andaj përulemi me respekt, mirënjohje e krenari para jetës dhe veprës të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut. Përkujtuam me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj. Dëshmorët dhe martirët janë nderi dhe krenaria e Atdheut! Gjaku, sakrifica dhe vepra e tyre është amaneti më i madh që i mbetet Atdheut! Nderim e respekt përjetësisht për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë! Lavdi!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …