Kryetari Kastrati: Bashkëpunimi ndërinstitucional, kyç në luftimin e dhunës në familje

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Mekanizmit Lokal Kundër Dhunës në Familje gjatë një vizite në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS).

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë Policinë e Kosovës në Malishevë, DSHMS-në, Qendrën për Punë Sociale (QPS), Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Zyrën për Barazi Gjinore dhe Zyrën për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, mbrojtjen e viktimave dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për personat e prekur nga dhuna.

Me këtë rast, kryetari Ekrem Kastrati vlerësoi angazhimin e institucioneve pjesëmarrëse dhe theksoi se reagimi i shpejtë, bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe përgjegjësia institucionale janë faktorë thelbësorë për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Komuna e Malishevës mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e Komunave të Republikës së Kosovës në sesionin vjeshtor të Kongresit të Pushtetit Lokal dhe Rajonal në Strasburg

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, nënkryetari Imri Ahmeti dhe drejtori ekzekutiv …