Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin e parë, ku janë koordinuar hapat e mëtejmë për organizimin e procesit zgjedhor.
Nga nesër do të publikohet njoftimi së bashku me orarin e takimeve zgjedhore në lagjet urbane, fshatrat dhe vendbanimet e komunës së Rahovecit.
Për datat, oraret dhe lokacionet përkatëse, qytetarët do të informohen përmes njoftimeve zyrtare të Komunës.
Me këtë rast komisioni ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre lokalë.