Nga 1 janari 2027, Danimarka pritet të zbatojë një skemë të re për punësimin e shtetasve të huaj, me kushte të veçanta për pagën dhe marrëdhëniet e punës. Sipas skemës së Marrëveshjes Kolektive, punëtorët duhet të kenë një ofertë pune nga një kompani e certifikuar, ndërsa pozita duhet të mbulohet nga një marrëveshje kolektive e miratuar. Paga minimale e përcaktuar për vitin 2026 është 322 mijë korona daneze në vit. Gjithashtu, aplikuesit duhet të jenë shtetas të njërit prej vendeve që përfshihen në listën e përfituesve. Punëdhënësit duhet të garantojnë punësim me orar të plotë dhe të lejojnë kontrolle për zbatimin e marrëveshjeve kolektive. Skema do të zbatohet edhe në varësi të nivelit të papunësisë në Danimarkë. Kosova nuk përfshihet në listën e përfituesve sipas informacionit të publikuar,
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
