Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë protestuar për shkak se nuk kanë marrë pagat, ndërsa llogaritë e ndërmarrjes mbeten të bllokuara në kuadër të një kontesti gjyqësor. Ata i kanë bërë thirrje Gjykatës Supreme ta shqyrtojë më shpejt rastin. Gjykata ka konfirmuar se lënda është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht dhe se ndodhet në shqyrtim. Ajo ka thënë se nuk mund të parashikojë kur do të përfundojë procesi dhe se rastet trajtohen sipas ligjit dhe rrethanave konkrete. Problemi lidhet me një vendim të Gjykatës Komerciale për pagesën e 32.5 milionë eurove ndaj tri kompanive, si fitim i humbur nga një marrëveshje bashkëinvestimi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
