Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e ka cilësuar të papranueshëm ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Dhomat e Specializuara. Në reagimin e saj, ajo paralajmëroi se ndryshimet ligjore mund të bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. Në një koment të publikuar nga Ekonomia Online, diplomati Albert Prenkaj argumenton se Brukseli duhet të rikthehet te dialogu me institucionet e Kosovës dhe të vlerësojë përmbajtjen e ligjit e efektet e tij juridike. Ai shpreh qëndrimin se ndryshimet nuk paragjykojnë vendimet gjyqësore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
