Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Ai kritikoi gjithashtu klimën politike në Serbi, duke e përshkruar përplasjen mes rrymave nacionaliste si “çetnikizëm përballë çetnikizmit edhe më të madh”. Peternel, nënkryetar i partisë kroate DOMiNO, tha se Kroacia duhet të mbajë qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë, sipas tij, provokimeve nga Beogradi. Deklaratat e deputetit vijnë në një kohë kur çështjet e sigurisë dhe raportet mes vendeve të rajonit mbeten pjesë e debatit politik në Ballkanin Perëndimor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
