Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër” dhe pritet të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”. Në njoftimin e publikuar nga platforma bëhet thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë në këtë protestë. “Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e platformës. Protesta në Bonn vjen në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga platforma “Liria ka Emër” kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
