Ardian Gjini: Koha e bllokadave ka mbaruar, Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

Ardian Gjini ka reaguar pas përmbylljes së procesit të konsolidimit të institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar fundin e bllokadave politike si një zhvillim të mirë për stabilitetin e vendit dhe qytetarët. Ai ka uruar presidenten e re të Republikës, Justina Shiroka-Pula, për detyrën e saj, ndërsa ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është përfshirë në pazare politike apo kalkulime për pushtet pas zgjedhjeve. Sipas Gjinit, AAK-ja kishte dalë menjëherë pas zgjedhjeve me një ofertë të qartë dhe pa kushte, me arsyetimin se vendi nuk kishte nevojë për zvarritje të mëtejshme apo zgjedhje të reja. Ai ka përmendur edhe qëndrimin e Aleancës për Dhomat e Specializuara dhe votën pro ndryshimit të ligjit përkatës, duke thënë se partia i ka respektuar qëndrimet e saj deri në fund. “Sot, koha e bllokadave mbaroi dhe përgjegjësia absolute u mbetet atyre që morën pushtetin”, ka deklaruar Gjini. Ai ka paralajmëruar se Aleanca tash do ta përqendrojë aktivitetin në terren, duke takuar qytetarët nëpër komunat e Kosovës, ndërsa në opozitë do të kundërshtojë publikisht çdo shkelje në institucionet e vendit. “Nuk ka më hapësirë për arsyetime!”, ka përfunduar Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Justina Shiroka-Pula nis detyrën si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova dhe Demaçi

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka nisur detyrën e saj …