Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të punimeve në asfaltim, gjatë tri ditëve; e enjte, e premte dhe e shtunë, pra me 8, 9 dhe 10 tetor 2026, nga ora 08:00 deri në ora 17:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në të dy drejtimet, në segmentin rrugor:
Drenoc (Lagjja Lacaj) – Bubavec dhe anasjelltas.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion luten që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative nëpër këto fshatra dhe të respektojnë sinjalizimin në terren.