Bashkim Ramosaj takon në New York veprimtarin e çështjes kombëtare, Harry Bajraktarin

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë qëndrimit në New York, ka vizituar atdhetarin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Harry Bajraktarin, të cilin e ka vlerësuar për kontributin e tij shumëvjeçar në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ramosaj ka bërë të ditur se takimi me Bajraktarin ishte një kënaqësi e veçantë, duke theksuar rëndësinë e figurave të tilla që, për dekada me radhë, kanë qenë të angazhuara në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare.

Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për veprimtarinë e Bajraktarit, si dhe për të gjithë bashkatdhetarët që, ndonëse jetojnë larg vendlindjes, kanë ruajtur lidhjen me Kosovën dhe kanë vazhduar të kontribuojnë për të.

“Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata bashkatdhetarë që, larg atdheut, nuk u ndanë asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Ramosaj në postimin e tij në Facebook.

Takimi me Harry Bajraktarin ishte një rast për të shprehur vlerësimin për kontributin e mërgatës shqiptare, e cila ndër vite ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në mbështetjen e përpjekjeve për liri e pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj ka filluar fushata kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Në Skenderaj ka filluar fushata kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, me …