Komuna e Skenderajt, me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, organizon një sërë aktivitetesh kulturore, përkujtimore dhe festive

Komuna e Skenderajt, me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, organizon një sërë aktivitetesh kulturore, përkujtimore dhe festive, në nderim të historisë, sakrificës dhe vlerave tona kombëtare.

Përmes këtyre aktiviteteve, nderojmë figurat historike, dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, duke shënuar me krenari Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt avancon përgatitjet për ndërtimin e Xhamisë së Re

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, të …