Sot, në Qendrën Rinore, u mbajt promovimi i librit me titull “Të kujtohen, për të mos u harruar”, të autorit Prof. Izet Musaj.
Një vepër me vlerë të veçantë historike e arsimore, që sjell në kujtesë gjeneratat e nxënësve dhe mësuesve të Gjimnazit të Pejës – Paralelja në Deçan, gjatë viteve 1959–1962.
Përmes këtij libri, autori ka ruajtur kujtimet, emrat dhe kontributin e njerëzve që i dhanë kuptim një periudhe të rëndësishme të arsimit në Deçan.
Mirënjohje për profesor Izet Musaj për këtë punë të çmuar, sepse historia nuk ruhet vetëm në dokumente, por edhe në kujtesën që ua përcjellim brezave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
