Daniel Serwer

Daniel Serwer: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën dhe pa shkëmbyer ambasadorë

Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, proces që, sipas tij, duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike përmes shkëmbimit të ambasadorëve. Serwer ka theksuar se kushtëzimi i Serbisë në raport me Kosovën është i qartë për vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ka vlerësuar se në Beograd duhet të jetë e qartë se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE kalon përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Serwer ka theksuar se së paku pesë shtete të tjera anëtare të BE-së nuk do ta mbështesnin anëtarësimin e Serbisë në Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Surroi ka vlerësuar se numri i këtyre shteteve mund të jetë edhe më i madh.
Profesori amerikan ka thënë se nuk e sheh të nevojshme që kushtet ndaj Serbisë të përsëriten vazhdimisht, pasi ato janë të njohura prej kohësh. Serwer ka shprehur shqetësim për mungesën e përparimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian, veçanërisht për mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Gjashtë vjet pa një mbrojtje të bashkuar, Baca Jakup kthehet në paraburgim

Në kohën e paqartësive, gjetja e fajtorit për gjendjen është problem, sepse vetvetiu i shton …