Sylë Ukshini e quan BE-në “hajdute”: Dikur u bënte presion deputetëve për Specialen, tani kërkon të mos preket ligji

Historiani Sylë Ukshini ka kritikuar Bashkimin Evropian lidhur me qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Speciale, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në raport me këtë institucion. Sipas Ukshinit, BE-ja fillimisht ushtroi trysni mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, ndërsa tani, sipas tij, po ushtron presion që legjislacioni që lidhet me këtë gjykatë të mos ndryshohet. Në reagimin e tij, historiani ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “hajn”, për shkak të asaj që e konsideron qasje kontradiktore ndaj Kosovës. “Bashkimi Evropian tërë kohën bërtet ‘kapeni hajnin’. Hajni në këtë rast është Bashkimi Evropian, sepse bën trysni mbi Gjykatën Speciale dhe tash thotë mos u merrni me ligjin. Por Bashkimit Evropian kur i interesojke me marrë aprovimin për Gjykatën, ishte po Bashkimi Evropian që i bënte trysni deputetëve: bëjeni ligjin, tash mos e bëni ligjin”, është shprehur Ukshini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Gjashtë vjet pa një mbrojtje të bashkuar, Baca Jakup kthehet në paraburgim

Në kohën e paqartësive, gjetja e fajtorit për gjendjen është problem, sepse vetvetiu i shton …