Në Skenderaj ka nisur edicioni i 21-të i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të shumtë të qytetarëve, sonte në Skenderaj ka nisur edicioni i 21-të i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që i kushtohet ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së trashëgimisë sonë të pasur folklorike shqiptare.
Në hapjen solemne të festivalit morën pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, deputetë, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë dhe qytetarë të shumtë.
Festivalin e shpalli të hapur Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Kosovare Ahmeti e cila u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, ndërsa garuesve u dëshiroi suksese në këtë festival, ku përmes këngëve folklorike prezantohen vlerat, traditat dhe identiteti ynë kombëtar.
“Rapsodia Shqiptare” mbetet një urë lidhëse ndërmjet brezave, duke ruajtur gjallë këngën, traditën dhe kulturën tonë, si pjesë e rëndësishme e identitetit shqiptar.
Festivali vazhdon edhe nesër, në orën 16:00, ndërsa nata finale do të mbahet më 28 nëntor, kur do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni.
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese garuesve!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Sot, në Qendrën Rinore, u mbajt promovimi i librit me titull “Të kujtohen, për të mos u harruar”, të autorit Prof. Izet Musaj

Sot, në Qendrën Rinore, u mbajt promovimi i librit me titull “Të kujtohen, për të …