Në shtëpinë e bashkëluftëtarit Sabit Geci, në Llaushë, vendosëm pllakën përkujtimore që shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, vendin prej nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nisën për në ceremoninë e varrimit të mësuesit Halit Geci, aty ku me urdhër të Komandantit Legjendar Adem Jashari u bë dalja e parë publike e UÇK-së më 28 nëntor 1997.
Llausha është një vend që i ka dhënë shumë Kosovës dhe lirisë. Një vend i burrërisë, i sakrificës dhe i njerëzve që në momentet më të vështira u vunë në shërbim të çështjes kombëtare.
Kjo shtëpi dhe kjo pllakë përkujtimore do të mbeten dëshmi e këtij trolli i cili u shndërrua në histori e cila do të ruhet brez pas brezi.
Nderim për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën e lirisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
