Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuar znj. Carole Megevand, Menaxheren e Bankës Botërore për Kosovë. Sipas tij në takim është diskutuar për potencialin e Prishtinës në teknologji dhe shërbime, rëndësinë e arsimit profesional dhe lidhjen e të rinjve me sektorin privat. Gjithashtu u bisedua edhe për mbështetjen e familjeve dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe raportin për Diagnostikimin e Sektorit Privat në Vend (CPSD). Rama ka shkruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin për t’i kthyer këto prioritete në mundësi konkrete për qytetarët dhe zhvillim për Kryeqytetin.