Çdo ide biznesi meriton një mundësi për t’u zhvilluar! Pikërisht me këtë synim, sot vazhduam shpërndarjen e pajisjeve për përfitueset e Skemës së Granteve në kuadër të projektit HER FUTURE – Fuqizimi i Grave Ndërmarrëse në Kosovë, këtë herë në Graçanicë dhe Ferizaj.
Përmes kësaj mbështetjeje, tre përfitueseve iu ofruan pajisje që do t’i kenë në dispozicion gjatë punës së tyre, duke i afruar edhe më shumë me realizimin e planeve që kanë për bizneset e tyre.
Jemi të lumtur që, përmes HER FUTURE, po kontribuojmë që këto ide të marrin formë dhe që më shumë gra e vajza të kenë mundësinë të ndërtojnë rrugën e tyre në ndërmarrësi.
Urojmë që kjo të jetë vetëm fillimi i shumë arritjeve të reja për Albanën, Smiljanën dhe Fatlindën.