Time Kadrijaj para delegacionit të NATO-s me mesazh të qartë: Kosova e ka vendin në NATO dhe në BE!

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësuesve të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në takimin e përbashkët të Komisionit për Integrim Evropian dhe Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me delegacionin e NATO-s, Kadrijaj ka theksuar rëndësinë strategjike të integrimit euroatlantik të Kosovës, duke e cilësuar atë si thelbësor për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të pranishëm që të mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike, duke riafirmuar qëndrimin se e ardhmja e vendit është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. “Kosova e ka vendin në NATO dhe në Bashkimin Evropian!”, ka theksuar Kadrijaj, duke përcjellë mesazhin për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike drejt realizimit të këtyre synimeve strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …