Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Gjatë mbledhjes, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, prezantoi raportin financiar për periudhën janar–shtator të vitit 2026.
Po ashtu, u shqyrtua propozim-vendimi për plotësimin e Vendimit nr. 111, të datës 30.09.2026. Në kuadër të rendit të ditës, u diskutua edhe caktimi i anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara.
Në fund të mbledhjes, u diskutua edhe propozimi për anulimin e Vendimit nr. 93, të datës 31.07.2026.
Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 10:00.