Rrahman Rama

Rrahman Rama: Kosova stabile në aspektin e sigurisë, shqetësim mbetet lufta hibride nga Serbia

Siguria në Kosovë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia kanë qenë në fokus të raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie. Pas mbledhjes, anëtari i Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, deklaroi se situata e sigurisë në vend është stabile, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar luftës hibride dhe kërcënimeve kibernetike. Rama theksoi se këto sfida nuk prekin vetëm Kosovën, por janë pjesë e një shqetësimi më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar. Ai vlerësoi se kërcënimet e mundshme nga Serbia mbeten të vazhdueshme, duke nënvizuar rëndësinë e vigjilencës institucionale dhe të forcimit të kapaciteteve për t’u përballur me format e reja të rrezikimit të sigurisë. “U informuam për situatën e sigurisë, sidomos për kërcënimet që mund të vijnë dhe që janë permanente nga ana e Serbisë, luftën kibernetike, për të cilën realisht të gjithë jemi të shqetësuar, si dhe për luftën hibride që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë”, deklaroi Rama. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u shpreh edhe gatishmëria për të mbështetur AKI-në dhe drejtorin e saj, Petrit Ajeti, në përmbushjen e përgjegjësive institucionale.  “Edhe në pjesën veriore sundon ligji, rendi dhe jemi në rregull. Nuk kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan i dërgon mesazh Beogradit, normalizimi me Kosovën pjesë e agjendës

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 25 …