Kryetari i komunës së Deçanit, z, Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Drejtori komunal për Urbanizëm, z. Arbër Nuraj kanë vizituar punimet në projektin e ripozicionimit të fushave sportive në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Tafil Kasumaj” në Deçan.
“Së bashku me drejtorin për Urbanizëm, z. Arbër Nuraj vizituam punimet në projektin e ripozicionimit të fushave sportive në IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan.
Ky projekt synon përmirësimin e hapësirave sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit që të zhvillojnë aktivitetet e tyre fizike dhe sportive në një mjedis më të përshtatshëm.
Me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, po ndërtojmë hapësira më të mira për nxënësit dhe mundësi më të mëdha për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.