Banorët e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët të komunës së Deçanit së shpejti do të zgjidhin problemin e ujit të pijes, kjo me vet faktin se kanë nisur punimet për rregullimin e ujësjellësit për këto dy fshatra. Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë dhe banorët e këtyre dy fshatrave ku dhe nisen punimet për këtë projekt jetik për banorët e kësaj ane. Kryetari Ramosaj tha se u jam shumë mirënjohës Qeveris së Republikë së Kosovës të cilët kanë nda mjete në vlerë prej 300 mijë euro për rregullimin e ujësjellësit për këto dy fshatra të cilët deri më tani kanë pasur vështirësi me orar të reduktuar për ujin e pijes. Edhe banorët e këtij lokaliteti janë shumë falënderues Institucionit Komunal për këtë projekt dhe Qeveris së Republikë së Kosovës për ndarjen e mjeteve. Vlen të theksohet se projekti në fjalë do të implementohet nga Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim ,,Hidrodrini ‘’ dhe Komuna e Deçanit, ndërsa vlera e projektit në përgjithësi është 300mijë €.